Interi fiton me lehtësi ndaj Udineses

Interi fiton me lehtësi ndaj Udineses

Interi ka fituar pa shumë vështirësi në shtëpi ndaj Udineses me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Serie A.

Nerazzurrët kanë marrë edhe fitoren e radhës në kampionat, pasi u treguan të fortës në ndeshjen e tyre si vendas ndaj Udineses.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Interit, i cili krijoi shumë raste shënimi me anë të Nicolo Barella dhe Andrea Ranocchia.

Megjithatë, portat mbeten të paprekura dhe ekipet shkuan në pushimin mes pjesëve me barazim 0-0.

Në pjesën e dytë, Nerazurrët nisen edhe më furishëm pasi fitorja ishte rezultati i vetëm qe kërkonin dhe atë e arritën duke shënuar dy gola të shpejtë.

Joaquin Correa shënoi në minutën e 60-të për epërsinë 1-0 pas asistimit të Alessandro Bastonit, ndërsa i njëjti shënoi edhe në minutën e 68-të për 2-0.

Udinese arriti ta gjej golin në minutën e 82-të me anë të Gerard Deulofeut, por ky gol iu anulua për pozitë jashtë loje dhe deri në fund shifrat mbeten të pandryshuara dhe Interi iu gëzua fitores me rezultat 2-0.

Pas kësaj fitore, Interi e sheh veten në pozitën e tretë me 24 pikë apo katër më pak se Napoli dhe Milani në dy vendet e parë, ndërsa Udinese renditet e 14-të me 11 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Nerazzurrët luajnë në derbi ndaj Milanit, ndërsa Udinese e pret Sassuolon./Gazeta Enigma/

Related Articles