Interi fiton me poker golash ndaj Royale Unionit

Interi fiton me poker golash ndaj Royale Unionit

Interi ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4-0 në udhëtim ndaj Royal Union St.Gilloise në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Goli i epërsisë për zikaltërit erdhi në minutën e 41-të përmes Denzel Dumfries i cili realizoi një gol të bukur për rezultatin 1-0.

Vetëm pak minuta më vonë ata shënuan edhe golin e dytë, kësaj radhe përmes Lautaro Martinez i cili shënoi për 2-0.

Me të filluar pjesa e dytë, ‘Nerazzurrët’ realizuan sërish me anë të Hakan Calhanoglut, i cili nuk i dha portierit asnjë mundësi reagimi (3-0).

Për rezultatin përfundimtar të takimit 4-0 u përkujdes Francesco Pio Esposito që shënoi në minutën e 76-të.

Me këtë fitore Interi shkon në kuotën e nëntë pikëve dhe i bashkohet PSG-së në krye të tabelës.

Related Articles