Interi fiton me rikthim ndaj Sassuolos dhe vazhdon sezonin pa humbje

Interi fiton me rikthim ndaj Sassuolos dhe vazhdon sezonin pa humbje

Interi ka marrë një fitore të madhe me rikthim në udhëtim te Sassuolo, duke triumfuar me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Serie A.

Ekipi i Simone Inzaghit i është kthyer fitores pas barazimit me Atalantas dhe ka vazhduar sezonin pa humbje edhe pas shtatë ndeshjesh, ku ka pesë fitore dhe dy barazime deri tani.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi për një nuancë vendasve, të cilët për dallim nga Interi shfrytëzuan një rast dhe shënuan një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 22-të dhe ishte Domenico Berardi, i cili shënoi për 1-0 nga penalltia, e cila erdhi pas Milan Skriniar ndërhyri në mënyrë të palejuar ndaj Jeremie Boga.

Në pjesën e dytë, Interi ishte skuadër dukshëm më e mirë, më kërkuese, krijoi më shumë dhe arriti ta rikthej rezultatin dhe ta marrë fitoren.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 58-të dhe ishte Edin Dzeko, i cili shënoi për 1-1 vetëm disa sekonda pasi u inkuadrua në lojë.

Në minutën e 78-të, Dzeko nxori një penallti të cilën e konkretizoi Lautaro Martinez për t’i dhënë Interit epërsinë 1-2.

Interi arriti ta gjej golin edhe në minutën e 82-të me anë të Dzekos, por VAR-i e anuloi për pozitë jashtë lojë dhe në fund Interi u desh të pajtohej me një fitore 2-1 në udhëtim.

Pas kësaj fitore, Interi e sheh veten në pozitën e dytë me 17 pikë, ndërsa Sassuolo zë vendin e 13-të me shtatë pikë.

Në ndeshjen e radhës, Nerazzurrët udhëtojnë te Lazio, ndërsa klubi Neroverdi udhëton te Genoa.

Related Articles