Emocionet e Ligës së Kampionëve vazhdojnë edhe sot.
Disa ndeshje të mrekullueshme janë në program, kjo pas një nate fantastike që ishte mbrëmë në takimet e këtij kompeticioni.
Inter – Bayern, cilësohet kryendeshja, me dy skuadrat që do të përballen në stadiumin “Giuseppe Meazza”. Gjermanët janë favoritë, por “Neruazzurët” do të tentojnë me çdo kusht të marrin rezultat pozitiv, aq më shumë për faktin se pësuan humbje në derbin e fundit në Italit ndaj Milanit.
Bavarezët janë të pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit kundër skuadrave italiane në këtë kompeticion (8 fitore, 2 barazime). Humbja e fundit është ajo që u kanë shkaktuar zikaltrit në mars të 2011-ës. Nga ana tjetër, Interi është skuadra e fundit italiane që ka mbajtur portën të paprekur ndaj Bayernit në Champions League (finalja e fituar 2-0).