Interi ka triumfuar me rezultat të thellë 6-1 në shtëpi ndaj Bolognas në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Serie A.
Nerazzurrët i janë kthyer fitores pas barazimit me Sampdorian, pasi kanë mposhtur Boglonan dhe kanë marrë kreun e renditjes. Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç rasteve të shumta, arritën t’i shënojnë edhe tri gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm gjashtë minutave lojë dhe ishte Lautaro Martinez, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Denzel Dumfries. Në minutën e 30-të ishte Milan Skriniar që shënoi me kokë për 2-0 pas asistimit të Federico Dimarco, ndërsa Nicolo Barella (34’) shënoi për 3-0 dhe me këte rezultat ekipet shkuan në pushim.
⚽️ | MARCATORI
✅ Lautaro (6')
✅ Skriniar (30')
✅ Barella (34')#InterBologna #ForzaInter pic.twitter.com/Aa3gNfAtLf— Inter ???????????? (@Inter) September 18, 2021
Në pjesën e dytë përsëri u zhvillua lojë e barabartë me Interin skuadër më të mirë, më kërkuese, me më shumë raste dhe tri gola tjerë të shënuar. Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 54-të dhe ishte Matias Vecino, i cili shënoi nga afërsia për 4-0 pas asistimit të Dimarcos. Edin Dzeko u përkujdes të shënoj në minutën e 63-të për 5-0 dhe në të 68-tën golin e dytë personal për epërsinë 6-0.
⏱️ | FISCHIO FINALE
Termina qui il match di San Siro!#InterBologna 6⃣-1⃣
⚽️ Lautaro (6')
⚽️ Skriniar (30')
⚽️ Barella (34')
⚽️ @vecino (54')
⚽️⚽️ @EdDzeko (63', 68')
⚽️ Theate (86')
Grandi ragazzi! Sempre #FORZAINTER ⚫️???? pic.twitter.com/Bm0mYd9nSP— Inter ???????????? (@Inter) September 18, 2021
Deri në fund të ndeshjes, trajneri Simone Inzaghi u dha mundësi edhe disa lojtarëve që nuk kanë luajtur parë në këtë sezon dhe në fund mysafirët gjeten golin e nderit me anë të Arthur Theate (87′), i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 6-1.
Pas kësaj fitore, Interi e sheh veten në pozitën e parë me 10 pikë, ndërsa Bologna renditet e shtata me 7 pikë.
#Lautaro 1-0 pic.twitter.com/cT1GgVRGz9— @Nerazzuriamo (@Nerazzuriamo) September 18, 2021
Në ndeshjen e radhës, Nerazzurrët luajnë në udhëtim te Fiorentina, ndërsa Bologna e pret Genoan.