Interi i ka thënë lamtumirë disa lojtarëve pas përfundimit të kontratave të tyre, duke përfshirë Alexis Sanchez, Juan Cuadrado, Davy Klaassen dhe Emil Audero.
Tani është data 1 korrik, kështu që kontratat për sezonin 2023/2024 kanë skaduar më 30 qershor që do të thotë se ky ishte fundi i rrugës në “San Siro” për disa emra të mëdhenj.
Alexis Sanchez e veshi fanellën e tyre në dy edicione të ndryshme, nga 2019 deri në 2022, dhe pastaj sërish në sezonin 2023/2024.
Gjatë kësaj kohe, reprezentuesi kilian ka fituar dy tituj të Serie A, një Kupë të Italisë dhe dy edicione të Superkupës së Italisë.
Cuadrado iu bashkua atyre si lojtar i lirë nga Juventusi verën e kaluar dhe ka bërë vetëm 12 paraqitje për “Nerazzurrët”, duke kontribuar me dy asistime.
Reprezentuesi holandez Klaassen ishte gjithashtu lojtar i lirë kur u largua nga Ajaxi në shtator të vitit të kaluar, por marrëveshja njëvjeçare erdhi në fund dhe nuk do të zgjatet.
Mesfushori ka bërë 18 paraqitje për Interin në të gjitha garat sezonin që lamë pas.
Sa i përket Auderos, portieri ishte në huazim nga Sampdoria me një opsion blerje, por ‘Nerazzurët’ kanë vendosur që të mos e aktivizojnë atë pasi ka bërë vetëm gjashtë paraqitje.
27-vjeçari rikthehet tek Sampdoria, por nuk pritet që të qëndrojë atje për gjatë, pasi ka interesim nga klube të ndryshme si OGC Nice, Como dhe Monza në mesin e të tjerave.