Interi ka shënuar fitore kundër Salernitanas në kuadër të javës së dhjetë në elitën e futbollit italian.
“Nerazzurët” triumfuan 2:0 kundër ekipit mysafir në stadiumin “Giuseppe Meazza”.
Lautaro Martinez zhbllokoi shifrat në minutën e 14-të duke ia dhënë avantazin ekipit vendas.
Interi e nisi më mirë edhe pjesën e dytë. Nicolo Barella në minutën e 58-të dërgoi topin në rrjetë për golin e dytë dhe të fundit në këtë duel.
Me këtë fitore, Interi ngritet në pozitën e shtatë me 18 pikë, tetë më pak ka Salernitana që zë vendin e 12-të.