Interi zyrtarizon titullin në Serie A

Interi zyrtarizon titullin në Serie A

Barazimi i takimit të sotëm mes Sasulo vs Atalanta (1:1) ka rezultuar me zyrtarizimin e titullit të Inter në Serie A.

Kjo për faktin sepse me 82 pikë të grumbulluara, kur kanë mbetur katër javë pa u mbyllur edicioni 2020/2021, edhe matematikisht Inter ka siguruar lidershipin. Përcjellësi i parë, Atalanta, aktualisht gjendet në pozitën e dytë me 69 pikë, poaq sa ka edhe Milan në pozitën e tretë.

Këtë edicion Interi ka qenë mjaftë efikas në repartin ofansiv, me 74 gola të realizuar deri në këtë fazë, kur kanë kaluar 34 javë, ndërsa golëshënuesi më i mirë deri më tani është Romelu Lukaku, me 21 gola dhe 10 asistime, një statistikë mjaft mbresëlënëse e tij.

Related Articles