Intervistimi i Martin Berishajt nga Specialja, reagon Çitaku

Intervistimi i Martin Berishajt nga Specialja, reagon Çitaku

Pasi, ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervistuar sot nga Prokuroria Speciale ka reaguar deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Çitaku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Berishaj nuk e ka hallin se në Kosovë iu rrezikohen vendet e punës rreth 140 mij punëtorëve, kjo pasi siç tha “Biznese të tëra, sidomos ato prodhuese, janë në prag të mbylljes, për shkak të shtrenjtimit enorm të energjisë elektrike”.

“Rreth 140.000 punëtorëve u rrezikohen vendet e punës. Biznese të tëra, sidomos ato prodhuese, janë në prag të mbylljes, për shkak të shtrenjtimit enorm të energjisë elektrike. Po e dini kush nuk e ka këtë hall? Martin Berishaj”, ka shkruar ajo.

Tutje Çitaku theksoi se pavarësisht dëshmive publike dhe aferave milionëshe, Berishaj vazhdon të jetë ambasador me fuqi të plotë.

“ Sepse i shërben liderit suprem. Një ditë në Prokurori, një ditë në Ambasadë. Marrëzia nuk paska kufi”, ka shkruar ndër të tjera Çitaku.

Related Articles