Gjilani si kryeqendër e rajonit të lindjes, përfshirë edhe Luginën e Preshevës, do të bëhet me unazën e madhe të qytetit, e cila do ta lidhë atë me të gjitha rrugët magjistrale, në katër drejtime.
Kryetari i Komunës, Alban Hyseni ka nënshkruar marrëveshje për projektin e qarkores së madhe, me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi, në vlerë rreth 27 milionë euro e që është investimi më i madh infrastrukturor në historinë e qytetit të Gjilanit.
“Nënshkruam projektin më të madh infrastrukturor në historinë e qytetit, me vlerë rreth 27milionë euro, me Zëvendës Ministrin Hysen Durmishi”, ka thënë kryetari Hyseni, duke specifikuar se qarkorja e re e qytetit ka gjatësi rreth 20 km, do të jetë me 4 krosi dhe do të lidh të gjitha rrugët magjistrale.
“Gjilani, me qeverisje të ndershme e plot dinjitet tashmë ka kthyer vëmendjen meritore”, ka thënë kryetari Hyseni.