Në Gjilan sot është përuruar investimi brenda Sallës së kulturës fizike në Gjimnazin Shoqëror ‘’Zenel Hajdini’
Tani e tutje, nxënësit e këtij gjimnazi do të kenë kushtet më të mira për të zhvilluar aktivitetet e tyre sportive.
Lidhur me këtë investim ka folur edhe drejtori i shkollës, Jeton Rexhepi, i cili e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm për mirëqenien e fëmijëve.
“Është investim shumë i rëndësishëm, sepse krijon kushte e synon rritën e fëmijëve tanë, të ardhmen e mirëqenien e tyre; rezultatet e tyre në disiplina sportive dhe përfaqësimin e vendit tonë në të ardhmen. Ky ambient i zhvillimit të lëndës së kulturës fizike do të promovojë zhvillimin fizik e intelektual, angazhimin grupor dhe edukimin në frymë sportive; do të jetë ambient i rritës e zhvillimit, mirëqenies e zbulimit të talenteve”, tha ai.
Ajo çka bije në sy janë edhe fotografitë gjigante të Majlinda Kelmendit e Distria Krasniqit si dhe Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit.
Në këtë sallë nuk mungojnë edhe dy stemat e klubeve të futbollit SC Gjilani dhe FC Drita.
I pranishëm në përurimin e sallës ishte dhe kryetari i komunës, Alban Hyseni. /Gazeta Enigma