Simone Inzaghi rikthehet për të folur për Romelu Lukaku. Ai e bën të qartë, duke nënvizuar se sa shumë ka bërë klubi për ta rikthyer në Milano.
“Ju të gjithë e dini se çfarë bëri klubi dhe unë një vit më parë për ta rikthyer në Inter, e cila ishte gjithashtu edhe dëshira e tij.
E falenderoj, sepse na dha një dorë të mirë për të arritur qëllimet tona. Ai kishte dashuri nga e gjithë familja e Interit, nga tifozët. Historia duhet të kishte një fund tjetër”, është shprehur Inzaghi.