Inzaghi i impresionuar nga Asllani

Inzaghi i impresionuar nga Asllani

Kristjan Asllani tashmë është protagonist me fanellën e Interit në ndeshjet parasezonale.

Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, trajneri Simone Inzaghi është mahnitur nga cilësitë e mesfushorit të ardhur nga Empoli pak javë më parë.

Trajneri italian thuhet se është i gatshëm t’i japë hapësirën e mjaftueshme lojtarit në sezonin e ri për të treguar cilësitë e tij.

Madje, Inzaghi thuhet se po e sheh mesfushorin si titullar në ndeshjet e sezonit të ri me ekipin e Interit.

Asllani ka impresionuar Inzaghin me paraqitjet e tij në stërvitje dhe ndeshjet parasezonale.

Related Articles