Inzaghi: Nesër një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e Interit

Inzaghi: Nesër një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e Interit

Simone Inzaghi ka nënvizuar rëndësinë e ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Milanit, duke pretenduar se kjo do të jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e klubit.

“Nerazzurrët” kanë një avantazh 2-0 nga ndeshja e parë e zhvilluar në ‘San Siro’ dhe shihen si favorit për të kaluar në finale të kësaj gare.

Duke folur në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes në Milano të hënën pasdite, Inzaghi nuk e mohoi rëndësinë e derbit evropian, por në të njëjtën kohë këmbënguli që skuadra e tij po përgatitet për përballjen në të njëjtën mënyrë që do të bënte si në çdo ndeshje tjetër.

“Si trajner e trajtoj çdo lojë në të njëjtën mënyrë. Nesër e dimë se është një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e Interit. Nesër e dimë se kemi një avantazh të merituar, por nuk do të na duhet vetëm ta menaxhojmë atë, ne do të duhet të luajmë në mënyrën e Interit, duke e ditur se kemi një ekip të fortë përpara nesh.”, tha Inzaghi.

Inzaghi u pyet gjithashtu nëse ai e kishte parashikuar ndonjëherë të ishte në prag të finales së Ligës së Kampionëve kur ”Nerazzurrët” ranë në një grup me Bayernin dhe Barcelonën në gusht.

Kishte pak zhgënjim kur shorti u hodh në gusht, ne nuk kishim pasur shumë fat, por në të njëjtën kohë ajo që i thashë stafit tim dhe lojtarëve në atë kohë është se edhe Barça dhe Bayerni nuk ishn të lumtur. Nesër do të jetë një hap i rëndësishëm.”, shtoi ai.

Ndeshja mes Interit dhe Milanit zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00.

Related Articles