iPhone 14 nuk do të jetë “Made in China”

iPhone 14 nuk do të jetë “Made in China”

Kompania “Apple” ka filluar të prodhojë iPhone 14 të ri në Indi, pasi gjiganti i teknologjisë kërkon të diversifikojë zinxhirin e tij të furnizimit larg Kinës.

Ndërsa kompania prodhon pjesën më të madhe të produkteve të saj në Kinë, ajo ka vendosur të fillojë prodhimin e pajisjeve të saj më të fundit në Indi, raporton CNN.

Kompania zbuloi iPhone-in e saj të ri tre javë më parë. Pajisjet më të fundit ofrojnë sisteme të përditësuara kamerash, një ekran të ri kyçje interaktiv dhe në modelet Pro, performancë shumë më të shpejtë.

“Linja e re e iPhone 14 prezanton teknologji të reja novator dhe aftësi të rëndësishme sigurie. Jemi të entuziazmuar që do të prodhojmë iPhone 14 në Indi”, tha kompania në një deklaratë të hënën, duke konfirmuar spekulime me javë të tëra.

Pajisjet Apple prodhohen në Indi nga Foxconn, Wistron dhe Pegatron të Tajvanit, por kompania zakonisht do të fillonte montimin e modeleve në vend vetëm shtatë deri në tetë muaj pas lansimit, tha për CNN Business Tarun Pathak, një drejtor kërkimi në Counterpoint.

Njoftimi të hënën shënon një ndryshim të madh në strategjinë e tij dhe vjen në një kohë kur kompanitë e teknologjisë amerikane po kërkojnë alternativa ndaj Kinës.

Related Articles