Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar një zyrtar policor, i cili është thuhet se është përfshirë në një aksident me lëndime të rënda trupore në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë, në fshatin Qyshk.
IPK thotë se zyrtari policor në momentin e aksidentit ka qenë me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare.
“Aksidenti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 16:00 ku janë përfshirë një automjet (të cilën ishte drejtuar zyrtari policor jashtë detyrës zyrtare) dhe një këmbësore. Pas pranimit të kësaj informate, IPK menjëherë i është përgjigjur rastit si dhe njësitet tjera relevante policore, përderisa personi i lënduar në këtë aksident është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë IPK-ja në njoftimin për media.
Bazuar në veprimet e ndërmarra hetimore të ndërmarra deri tani dhe pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, IPK tha se zyrtari policor është arrestuar me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”.
“Të njëjtit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, tha IPK-ja, teksa shtoi se veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente.