Këtë të martë në Mitrovicë të Veriut është arrestuar politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq, pasi i fishkëlleu kryeministrit të vendit, Albin Kurti.
Për këtë, zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Arbër Beka për Klankosova.tv ka bërë të ditur se IPK-ja deri më tani s’ka pranuar asnjë ankesë lidhur me këtë arrestim.
“IPK deri tani nuk ka pranuar ndonjë ankesë lidhur me këtë arrestim, sidoqoftë sipas detyrës zyrtare do ti analizojmë pamjet dhe rrethanat e rastit dhe do të veprojmë konform autorizimeve ligjore të IPK-së”, tha Beka për Klankosova.tv.
Pas arrestimit, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se i njëjti është gjobitur sipas ligjit për rend dhe qetësi publike.