Inspektorati Policor, ka rekomanduar suspedimin e një polici, për të cilin thotë se hetimet tregojnë se ai është përfshirë në një përleshje, duke qenë jashtë detyrës zyrtare.
Në njoftim thuhet se rrahja ka ndodhur në një lokal në fshatin Ranillug të Gjilanit rreth orës 02:30.
“Bazuar në hetimet fillestare dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka ndodhur një rrahje në mes të dy personave (një qytetar dhe një zyrtar policor i angazhuar në nënstacionin policor të Ranillugut dhe i cili ishte jashtë detyrës zyrtare )”, tha IPK-ja.
Tutje në kumtesë bëhet e ditur se dy të përfshirët janë arrestuar, ndërsa nga përleshja kanë pësuar lëndime.
“Me aktvendim të prokurorisë kompetente të dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ndaj dy të dyshuarve është parashtruar kallëzim penal nga IPK-ja”.