IPK: Prokuroria e Gjakovës interviston katër policë, kjo është arsyeja

IPK: Prokuroria e Gjakovës interviston katër policë, kjo është arsyeja

Inspektorati Policor ti Kosovës ka njoftuar se katër zyrtarë policorë janë intervistuar sot nga Prokuroria e Gjakovës, raporton Gazeta “Enigma”.

Ata dyshohet se kanë kryer dy vepra penale “Ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale” dhe “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”.

“Gjatë realizimit të kontrolleve, hetuesit e IPK-së kanë sekuestruar disa prova materiale që mund të kenë rëndësi për procedurën hetimore”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Policor.

“Nga hetuesit e IPK-së në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore Gjakovë pritet të ndërmerren edhe veprime të tjera procedurale në përputhje me mandatin ligjor dhe autorizimet përkatëse.Pasi që veprimet hetimore janë akoma duke u ndërmarrë, për masat dhe veprimet tjera që do të ndërmerren mediet do të njoftohen më vonë”. /Gazeta Enigma/

Related Articles