IPK rekomandon suspendimin e një polici, voziste që nga 2019-ta pa regjistrim

IPK rekomandon suspendimin e një polici, voziste që nga 2019-ta pa regjistrim

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një polici në Suharekë, i cili ka drejtuar veturën pa regjistrim qe disa vjet.

Në njoftim thuhet se zyrtari në fjalë është ndaluar sot në rrugë nga hetuesit e IPK-së ku pas kontrollit të dokumentacionit të veturës së tij ka rezultuar se ky automjet nuk është regjistruar që nga viti 2019.

“Lidhur me rastin janë njoftuar Njësia e Trafikut Rajonal të Prizrenit të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore kurse IPK ka rekomanduar suspendimin për zyrtarin policor. IPK falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunim duke mbetur e përkushtuar drejt ndërmarrjes së veprimeve që synojnë fuqizimin e integritetit policor”, thuhet në njoftim.

Related Articles