IPK suspendon tre policë që keqtrajtuan një person në Drenas

IPK suspendon tre policë që keqtrajtuan një person në Drenas

Me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Policia ka suspenduar tre zyrtarë policorë në Drenas, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, shkruan Enigma.

Këtë e ka bërë të ditur Arbër Beka, nga IPK-ja, i cili ka deklaruar se hetimet janë duke vazhduar.

“Rekomandimi i ynë është përfillur dhe tashmë këta zyrtarë janë suspenduar. Natyrisht që rekomandimi për suspendim është bërë në interes të hetimit. Tani pritet dhe shume veprime konkrete të ndërmerren nga hetuesit e IPK-së. Duke e përfshirë marrjen e deklaratave të dëshmitarëve okularë, mandej IPK-së u janë ofruar disa video materiale të cilat do të analizohen në detaje dhe për të gjitha këto do të kontaktohet prokurori kompetent”, ka thënë Beka në TvDukagjini.

Related Articles