Iraku paralajmëron se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit kërcënojnë paqen rajonale

Iraku paralajmëron se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit kërcënojnë paqen rajonale

Qeveria e Irakut ka reaguar me shqetësim ndaj sulmeve ajrore të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke i cilësuar ato si një “kërcënim të rëndë” për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme.

Zëdhënësi i qeverisë irakiane, Basim Alawadi, deklaroi se ky përshkallëzim ushtarak përbën rrezik serioz për të gjithë rajonin dhe mund të ketë pasoja që tejkalojnë kufijtë e një shteti të vetëm.

“Sulmet e vazhdueshme do të çojnë drejt një përshkallëzimi të rrezikshëm me pasoja që kërcënojnë sigurinë e rajonit dhe të gjithë botës,” thuhet në deklaratë, raporton CNN.

Iraku bëri thirrje për qetësim të menjëhershëm të situatës dhe apeloi tek bashkësia ndërkombëtare që të ndërhyjë për të parandaluar një përshkallëzim të mëtejshëm.

“Luftërat lënë pas vetëm shkatërrim,” përfundon deklarata.

Related Articles