Një gjykatë në Iran ka dhënë dënimin e parë me vdekje për një person të arrestuar për pjesëmarrje në protestat që kanë përfshirë vendin.
Një Gjykatë Revolucionare në Teheran tha se i pandehuri, i kishte vënë zjarrin një objekti qeveritar dhe ishte fajtor për “armiqësi kundër Zotit”, citojnë mediat shtetërore iraniane.
Një grup i të drejtave të njeriut paralajmëroi se autoritetet mund të planifikojnë “ekzekutime të nxituara”.
Protestat kundër institucionit klerik të Iranit shpërthyen dy muaj më parë pas vdekjes në paraburgim të një gruaje të re të arrestuar nga policia e moralit për dyshimin se kishte thyer rregullat e rrepta të hixhabit.