Aktivistët e të drejtave thonë se të paktën 76 protestues janë vrarë nga forcat iraniane të sigurisë gjatë 11 ditëve të trazirave të shkaktuara nga vdekja e një gruaje në paraburgim.
Irani i të Drejtave të Njeriut (IHR), një organizatë me bazë në Norvegji, akuzoi autoritetet për përdorimin e forcës joproporcionale dhe municionit të vërtetë për të shtypur protestat.
Media shtetërore ka thënë se numri i të vdekurve është 41, duke përfshirë disa personel sigurie si dhe ka fajësuar “rebelët”.
Në këto protesta janë arrestuar qindra persona, prej tyre edhe 20 gazetarë.
Edhe zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut tha se ishte shumë e shqetësuar nga reagimi i dhunshëm i autoriteteve dhe u kërkoi atyre të respektonin të drejtën për të protestuar në mënyrë paqësore.