Irani: 78 të vdekur nga sulmet barbare të Izraelit, shumica gra e fëmijë

Irani: 78 të vdekur nga sulmet barbare të Izraelit, shumica gra e fëmijë

Ambasadori i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani, gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të premten, deklaroi se sulmi “barbar dhe kriminal” i Izraelit kishte në shënjestër zyrtarë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë iranianë, por sipas tij, “shumica dërrmuese” e viktimave ishin civilë, përfshirë gra dhe fëmijë.

Sipas Iravanit, nga sulmet izraelite janë vrarë 78 persona dhe janë plagosur mbi 320 të tjerë, raporton AssociatedPress.

Ai shtoi se Izraeli po vazhdon me akte të tjera agresioni, duke shënjestruar objekte të shumta civile dhe ushtarake në disa qytete të Iranit.

“Këto mizori përbëjnë akte të qarta të terrorizmit shtetëror dhe shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare,” u shpreh ambasadori iranian.

Related Articles