Irani godet bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme

Irani godet bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme

Irani ka nisur një valë të re sulmesh kundër objektivave izraelite dhe amerikane në Lindjen e Mesme, duke goditur ambasada, duke vrarë ushtarë amerikanë dhe duke dëmtuar baza ushtarake si dhe infrastrukturë të mbrojtjes ajrore.

Sipas New York Times, janë të paktën 17 baza dhe instalime të tjera amerikane që janë dëmtuar, disa prej tyre madje janë goditur më shumë se një herë që nga fillimi i luftës.

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike, përmes një njoftimi në X, bënë të ditur se Irani ka sulmuar me raketa bazat amerikane Al Udeid në Katar, Kampin Arifjan në Kuvajt dhe Harir në Irak.

Mediat shtetërore iraniane e cilësuan këtë si breshërinë “më intensive dhe më të rëndë” që nga fillimi i konfliktit.

Edhe sipas zyrtarëve amerikanë, intensiteti i sulmeve hakmarrëse ka sinjalizuar se Irani ishte më i përgatitur për luftën sesa kishin parashikuar shumë në administratën Trump.

Sipas mediave iraniane, “sulmi masiv” shënjestroi gjithashtu edhe Flotën e Pestë Detare të SHBA-së në rajon, duke pretenduar se infrastruktura operacionale e ushtrisë amerikane u shkatërrua.

Zyrtarët amerikanë ende nuk kanë komentuar mbi këto sulme.

Related Articles