Irani kërcënon me përgjigje të menjëhershme ndaj çdo pale të tretë në konfliktin me Izraelin

Irani kërcënon me përgjigje të menjëhershme ndaj çdo pale të tretë në konfliktin me Izraelin

Irani ka lëshuar një kërcënim të ri ndaj çdo “pale të tretë” që mendon të përfshihet në konfliktin e tij me Izraelin, duke paralajmëruar një përgjigje “të menjëhershme”.

Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare të Iranit lëshoi një deklaratë të enjten pasdite, duke njoftuar se “përballja me armikun do të vazhdojë, derisa të paguhet kompensimi”.

Ndërsa konflikti mes Iranit dhe Izraelit zgjat një javë, këshilli tha se Irani ka plane të gatshme për skenarë të ndryshëm.

Pa përmendur SHBA-në apo ndonjë vend tjetër, këshilli deklaroi: “Në rast të ndërhyrjes së një pale të tretë në këtë agresion, ata do të përballen menjëherë sipas një plani të caktuar”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po konsideron përfshirjen në konflikt, por ka sinjalizuar se ende nuk ka marrë një vendim.

Ai ka shqyrtuar planet e sulmit, por po pret për të parë nëse Teherani tërhiqet nga programi i tij bërthamor, tha një burim i informuar për CNN.

Related Articles