Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit

Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit

Forcat e Gardës Revolucionare të Iranit njoftuan se kanë nisur sulme me raketa ndaj Izraelit së bashku me grupin libanez të armatosur Hezbollah. Lajmin e raporton agjencia shtetërore iraniane e lidhur me qeverinë, Tasmin.

Sipas IRGC-së, njësi e marinës dhe njësi dronësh të forcave iraniane morën pjesë në sulme së bashku me Hezbollahun, partner i tyre i aleancës.

Alarmet ajrore u aktivizuan në Tel Aviv, pjesë të Izraelit Qendror dhe disa zona të Bregut Perëndimor të okupuar.

Deri më tani nuk ka raporte për viktima apo dëme nga kjo valë e fundit sulmesh.

Related Articles