Irani njofton: Nuk janë raportuar dëme apo viktima pas sulmit izraelit

Irani njofton: Nuk janë raportuar dëme apo viktima pas sulmit izraelit

Ministri i Jashtëm iranian ka thënë se sulmi i dukshëm izraelit me dron në qytetin e Isfahanit nuk shkaktoi dëme apo viktima, sipas mediave iraniane.

Hossein Amirabdollahian, i cili po fliste me të dërguarit e kombeve muslimane në Nju Jork, tha: “Përkrahësit mediatik të regjimit sionist, në një përpjekje të dëshpëruar, u përpoqën të bënin fitoren nga disfata e tyre, ndërsa mini-dronet e rrëzuara nuk kanë shkaktuar asnjë dëm ose viktima”, raporton SkyNews.

Irani ka treguar se nuk po planifikon të hakmerret dhe e ka minimizuar sulmin.

Related Articles