Irani raportohet se ka rënë dakord të lejojë edhe 20 anije të tjera me flamur pakistanez të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit.
Ishaq Dar, zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm i Pakistanit, ka deklaruar se ishte “i kënaqur të ndajë këtë lajm të mirë” pas bisedimeve me zyrtarët në Teheran, raporton SkyNews,
Irani praktikisht e ka mbyllur këtë rrugë të rëndësishme ujore për kundërshtarët e tij që kur Izraeli dhe SHBA-të filluan sulmet ndaj vendit muajin e kaluar. Megjithatë, ka lejuar kalimin e një numri të kufizuar anijesh.
Sipas raportimeve, një numër i vogël anijesh pakistaneze janë lejuar të kalojnë nëpër ngushticë javët e fundit.
Dar ka thënë: “Kjo është një gjest i mirëpritur dhe konstruktiv nga Irani dhe meriton vlerësim.
“Është një ogur paqeje dhe do të ndihmojë në sjelljen e stabilitetit në rajon…
“Dialogu, diplomacia dhe masa të tilla për ndërtimin e besimit janë e vetmja rrugë përpara.”
Sipas marrëveshjes, raportohet se deri në dy anije pakistaneze do të lejohen të kalojnë nëpër këtë rrugë ujore.
