Përzgjedhësi i Irlandës së Veriut, Ian Baraclough, ka publikuar të enjten listën e futbollistëve për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve që i luan këtë muaj.
Në listën e tij prej 24 futbollistëve, Baraclough ka përfshirë pesë fytyra të reja për duelet me Kosovën dhe Greqinë.
Mbrojtësi Kofi Balmer që para fillimit të këtij sezini u transferua te Crystal Palace në Premier League, është njëri prej pesë lojtarëve të rinj që është ftuar për herë të parë te Përfaqësuesja e Irlandës së Veriut.
Më 24 shtator, Irlanda e Veriut e pret Kosovën kurse tri ditë më vonë, përballet me Greqinë në udhëtim në kuadër të Grupit 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve.