Irlanda-Kosova përballen sot, Dardanët synojnë fitore

Irlanda-Kosova përballen sot, Dardanët synojnë fitore

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, sot në Dublin do të përballet me Irlandën.

Irlandezët dhe Dardanët do të ndeshen në kuadër të para-kualifikimeve për Kupën e Botës 2027.

Kosova në duel me irlandezët vjen pas humbjes se thellë nga Zvicra.

Kosova të shtunën mbrëma ka zhvilluar stërvitjen e fundit para duelit me Irlandën.

Atmosfera në taborin e Dardanëve është mjaft e mirë dhe premtuese për paraqitje dinjitoze ndaj irlandezëve.

Basketbollist Dardan Berisha është shprehur optimist se Kosova mund ta mposht Irlandën, në një sfidë tejet të rëndësishme për kombëtare tonë.

Berisha thotë se Kosova në duel me Irlandën, do ta tregojë fytyrën e vërtetë.

“Ndeshja e radhës është me Irlandën të cilën e kemi mposhtur në Prishtinë, por kjo është një ndeshje krejt tjetër, është tepër më rëndësi për ne pas humbjes me Zvicrën. Ndaj Zvicrës s’ka qenë fytyra jonë e vërtetë, por shpresojë së të dielën do ta tregojmë fytyrën e vërtetë tonë, kemi me ‘luftuar’ për çdo top dhe si mysafirë të fitojmë kundër një ekipi shumë të papërshtatshëm dhe të përgatitemi për ndeshjet e shkurtit të cilat kanë më qenë tepër të rëndësishme për kalimin e fazës së grupeve”, ka thënë Berisha.

Kosova dhe Irlanda kanë nga një fitore e dy humbje në Grupin A të parakualifikimeve për Kupën e Botës 2027, ashtu si edhe Azerbajxhani, ndërsa Zvicra është lidere me tri fitore.

Ndeshja mes Irlandës dhe Kosovës fillon në orën 18:00. 

Related Articles