Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka ironizuar me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi, i cili ka pozuar në ballkonin e Komunës bashkë me ministrin Elbert Krasniqi.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se më në fund Hetemi paska dalë në ajër të pastër dhe e paska zgjeruar hapësirën e qeverisjes komunale.
Postimi i tij i plotë:
Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, paska dalë ma n’fund n’ajër t’pastër – n’ballkonin e Komunës. E paska zgjeru hapësinën e qeverisjes komunale. Bravo kryetar!