Isa Mustafa: Me pas dashtë kurrë s’kishin mundur të më rrëzojnë prej postit të kryetarit në LDK-së

Isa Mustafa: Me pas dashtë kurrë s’kishin mundur të më rrëzojnë prej postit të kryetarit në LDK-së

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka a thënë se kryetari i tanishëm i kësaj partie, Lumir Abdixhiku është krejtësisht i pavarur në qeverisjen e tij me LDK-në.

Mustafa ka thënë se po të donte askush nuk kishte mundur ta rrëzonte prej postit të parit të LDK-së.

“Abdixhiku është krejtësisht i pavarur, as nuk kam tentuar të interferohem, as nuk kam asnjë interes sepse po të doja, edhe ashtu si kemi dalë me 13%, s’ka pasur askush që mundet të më shkarkojë nga LDK-ja”, është shprehur Mustafa për T7.

Isa  Mustafa tha se ka pasur përkrahjen e të gjitha strukturave të LDK-së, edhe pas humbjes së zgjedhjeve qendrore.

“Me pas dashur, kisha vazhduar, e kam pasur përkrahjen e degëve. Asnjë kryetar i degës, asnjë anëtar i Kryesisë, e as i Këshillit nuk më ka thënë se unë duhet të shkoj. Unë nuk kam qenë kandidat për kryeministër, ka qenë z. Hoti. Nuk kam dalë në garë, s’jam interferuar fare në garë, por meqë LDK-ja ka humbur në krye të së cilës kam qenë unë, kam thënë se unë e marr përgjegjësinë”, ka thënë Mustafa.

Ish-kryeministri gjithashtu tha se Mustafa mori përgjegjësinë kur humbi, megjithatë nuk mori merita kur LDK-ja mori 205 mijë vota, shkruan Gazeta Enigma.

“E kur Vjosa ishte kandidate për kryeministër, ne i kemi marrë 205 mijë vota, por asnjëherë s’kam thënë se ka qenë vetëm meritë e imja. E dështimin e kam marr vetë”, shtoi Mustafa./Gazeta Enigma/.

Related Articles