Isa Mustafa: S’ka ulje të papunësisë

Isa Mustafa: S’ka ulje të papunësisë

Ish-kryeministri Isa Mustafa ka folur për qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.

Mustafa thotë se në pothuajse një vit qeverisje, nën udhëheqjen e Kurtit s’ka as rritje të ekonomisë e as ulje të papunësisë.

“Po bëjnë eksperimente, s’kanë përvojë të mjaftueshme dhe kjo tash me energjinë duket se aty është. Kjo që ishte me gazsjellësin”, thotë Mustafa për T7.

Ish-kryetari i LDK-së, ka lëshuar kritika edhe për sistemin e arsimit e të ekonomisë, duke thënë se nuk ka rritje, shkruan Gazeta Enigma.  

“Nuk duket që kanë një orientim të qartë se ku do të mbërrijnë. Është sfera e arsimit që s’kemi ndonjë ndryshim. Është sfera e ekonomisë që ka rritje të GDP-së por GDP-ja nuk është shprehje e punës së qeverisë. Është sfera e shëndetësisë ku kemi probleme shumë më të mëdha”, thotë Mustafa.

“Sa i përket zhvillimit ekonomik më vjen mirë që sivjet ka pasur rritje ekonomike, ka pasur rritje të bruto produktit vendor mirëpo asnjë rritje që ka ndodhur sivjet nuk është shprehje e masave qeveritare”, shtoi ai.

“Nuk është dhe as që pritet me qenë meritë e qeverisë sepse në qeveri me 9 muaj s’mund të krijojë infrastrukturë ligjore dhe fiskale që të mbështetet ekonomia. Ka pasur shumë të ardhura nga diaspora”, sqaroi Mustafa.

Ai ka insistuar se në Kosovë nuk ka zvogëlim të papunsisë.

“S’mund të themi se e kemi zvogëluar papunësinë”, theksoi Mustafa.

Related Articles