Isco mohon akuzat për spiunim formacioni

Isco mohon akuzat për spiunim formacioni

Francisco Alarcon “Isco” i ka mohuar akuzat në drejtim të tij se ai po spiunon formacionin e Real Madrid para ndeshjes.

Para ndeshjes së djeshme, “Los Blancos” publikuan formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Chelseas dy orë përpara me arsyen e shmangies nga një spiun në skuadër.

Njëri ndër të dyshuarit ishte pikërisht spanjolli që, përmes një postimi në Twitter, përgënjeshtroi këta zëra duke thënë se nuk ka ndonjë tendencë të tillë.

“Isco nuk është ai. Unë nuk kam bërë diçka të tillë. Shpërndajeni urrejtjen diku tjetër. Zhgënjyese”, shkroi ai.

Gjatë këtij sezoni Isco ka luajtur vetëm 14 herë, çka është dukshëm nën nivelin e pritshmërive të lojtarit.

Kontrata e 29-vjeçarit skadon në fund të sezonit dhe ka pak gjasa për rinovim. 

Related Articles