Thelbi i tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë nuk është te targat, tha ish-ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, por në refuzimin e Serbisë për të pranuar pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës qe 25 vite
Kështu tha Delawie në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe.
Njeriu që shërbeu në Kosovë prej vitit 2015 gjer më 2018 u shpreh se serbët duhet të kthehen në institucionet e Kosovës, prej të cilave janë larguar, ngase kjo është në vetë interesin më të mirë të tyre.
“Zyrtarët e minoritetit serb janë të kontrolluar nga Qeveria e Serbisë, siç është edhe pjesëmarrja e tyre në institucionet e Kosovës, në mënyrë që të kundërshtohet qeveria e Kosovës”.
Përkundër faktit se, si shumica e bashkësisë ndërkombëtare, ai nuk është i njohur me detajet e të ashtuquajturës marrëveshje franko-gjermane për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por thotë se se ka besim tek nismëtarët.
“Unë besoj në aftësinë dhe motivimin e qeverive franceze dhe gjermane për të dalë me një nismë krijuese për të zgjidhur një nga pengesat më të rëndësishme që qëndrojnë në rrugën e paqes së vërtetë në Evropën Juglindore,” përfundon ambasadori Greg Delawie për Zërin e Amerikës.