Lulzim Peci, ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, ka thënë se vendimi për pezullimin e licencës së Klan Kosovës është njëra nga vendimet më të errëta që është marrur nga ndonjë qeveri e Kosovës në periudhën e pasluftës.
“Ky akt që do të shënohet në historinë e Kosovës si sulmi më i rëndë ndaj lirisë dhe pavarësisë së mediave në periudhën e pasluftës”, është shprehur Peci.
“Nuk e di as vete se si m’u kujtua në këtë moment 5 korriku i vitit 1990 kur u mbyll RTP në gjuhën shqipe! Çfarë ndodhi sot është e patolerueshme, dhe nuk mund të tolerohet!”, ka thënë ai.