Bashkëshortja e parë e Donald Trumpit, Ivana Trump, ka zbuluar në një intervistë për “Vanity Fair” se ai mbante një libër me fjalimet e Adolf Hitlerit në dollapin pranë shtratit.
Artikulli nga shtatori 1990 është rishfaqur pasi pretendenti republikan për president u kritikua kur tha se migrantët “po helmojnë gjakun e vendit tonë” në një fjalim të shtunën.
“Prillin e kaluar, ndoshta në një rritje të nacionalizmit çek, Ivana Trump i tha avokatit të saj Michael Kennedy se herë pas here burri i saj lexonte një libër me fjalimet e mbledhura të Hitlerit, ‘Urdhri im i ri’, i cili mbahej në një dollap pranë shtratit të tij”, thuhet aty, raportuan mediat amerikane.
Në artikull shkruhet më pas: “A po mundohet Ivana t’i bindë miqtë e saj dhe avokatin se Trumpi është admirues i nazizmit?”