Ish deputeti Danush Ademi, është sulmuar rëndë nga disa persona, dje në fshatin Dubravë të Ferizajt.
Në pamjet e publikuara, shihet se si Ademi sulmohet nga një numër i madh i njerëzve.
Rasti është konfirmuar edhe nga Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.
Veseli tha se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje verbale.
“Me datën 12.10.2025, rreth orës 16:30 Fshati Dubravë, Komuna e Ferizajt Policia në Ferizaj ka shoqëruar në stacionin policor personin e dyshuar, mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje verbale, ka sulmuar personin tjetër,ankuesin – mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit të rastit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është cilësuar ” Sulm””, tha Veseli.