Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Fetah Rudi, ka reaguar pas vdekjes së ish-kryeministrit të Italisë Silvio Berlusconi.
Ai tha se edhe Berlusconi ka merita për shpëtimin e jetës së tij.
Rudi tha se pas atentatit të bërë ndaj tij në vitin 2000, ishte dërguar për shërim në Itali, e ku ky shtet ia kishte mbuluar shpenzimet.
“Në Itali më dërguan me plagë të rënda e në koma, dhe pothuajse pa shenja jete. Por, zoti dhe Italia më riktheu në jetë”, tha Rudi.
Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, vdiq në moshën 86-vjeçare.
Ai ishte diagnostikuar me leukimi akute.
Berlusconi kishte në pronësi të tij klubin e famshën, AC Milan e më pas edhe Monzan.