Enkelejd Alibeaj, ish-deputeti i PD-së, e ka prezantuar sot partinë e re të tij që quhet “Djathtas 1912”.
Mediat në Shqipëri kanë raportuar se pjesë e kësaj partie të re duke të jenë disa nga figurat e larguara nga Partia Demokratike, si Enkelejd Alibeaj, Arbi Agalliu, Flutura Açka, Seladin Jakupllari, Edvin Kulluri, Agron Kapllanaj dhe Roland Bejko.
Në një artikull të publikuar nga A2CNN thuhet se në prezantimin për mediat, Alibeaj, teksa lexoi Kartën e Parimeve dhe Vlerave të partisë së re, u shpreh se ajo është e bazuar në 5 shtylla themelore.
“Ne besojmë në parimet e spektrit të djathtë, i cili ka në themelet e tij lirinë e individit si baza e të githë kohezionit shoqëror, ekonomik dhe politik. Për ne, përfaqësimi sa më i drejtpërdrejtë i sovranitetit popullor në çdo nivel të qeverisjes është jetësimi i lirisë. Ne e shohim zhvillimin e vendit të bazuar mbi pesë shtylla themelore të lirisë: individin, pronën, familjen, vetëqeverisjen dhe besimin”, tha Alibeaj.