Ish-deputeti Korab Sejdiu alarmon: Në Matiqan qe tre ditë s’ka ujë

Ish-deputeti Korab Sejdiu alarmon: Në Matiqan qe tre ditë s’ka ujë

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, ka ngitur shëetësimin se në tre ditët e fundit, në një pjesë të lagjes Matiqan të Prishtinës nuk ka ujë të pijshëm.

“Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a a doni me na e leshu ujin qe eshte ndale qe 3 dite ne Lagjen Papa Gjon Pali/Matiqan, apo po pritni deri te flladitet pak sepse ne kete vape nuk kemi nevoje per uje?”, shkroi Sejdiu në një postim në Facebook.

Ai tha se nga KRU “Prishtina” i kanë thënë se rritja e përdorimit shkak i mungesës së ujit, por se sipas tij, kjo “nuk ka kuptim”.

“Sepse edhe korriku ke tu na e qite flakën (me perdorim super te larte te ujit), por nuk pat reduktime e as zvogelim te shtypjes!”, u shpreh Sejdiu. /Gazeta Enigma

Related Articles