Ish-deputeti Rasim Demiri shpenzoi mbi 2300 euro për derivate në vitin 2020

Ish-deputeti Rasim Demiri shpenzoi mbi 2300 euro për derivate në vitin 2020

Kuvendi i Republikës së Kosovës gjatë ditës së sotme ka publikuar shpenzimet e udhëtimit të deputetëve nga viti 2020 deri në vitin 2021, shkruan Gazeta Enigma.

Deputeti kompensohet për shpenzimet e udhëtimit si në vijim: deri në 30 km – 10 euro, deri në 60 km – 20 euro dhe mbi 60 km – 30 euro, për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe në komisione.

Ai që ka shpenzuar më së shumti për derivate apo udhëtim ishte deputetja Teuta Haxhiu me 2 mijë e 430 euro.

Rasim Demiri nga grupi parlamentar i AAK-së, me 2 mijë e 340 euro renditet në vendin e dytë.

Albert Kinolli nga grupi parlamentar 6+ ka shpenzuar 2 mijë e 130 euro i pasuar nga Fidan Jilta me 2 mijë e 10 euro.

Deputetët e Republikës së Kosovës për periudhën janar – dhjetor 2020 kanë shpenzuar në total 90 mijë e 328 euro.

Më poshtë mund të shihni listën e top 10 deputetëve që kanë shpenzuar për derivate për vitin 2020:

  1. Teuta Haxhiu 2 mijë e 430 euro
  2. Rasim Demiri 2 mijë e 340 euro
  3. Albert Kinolli 2 mijë e 130 euro
  4. Fidan Jilta 2 mijë e 10 euro
  5. Fatmire Kollçaku 1 mijë e 950 euro
  6. Duda Bajle 1 mijë e 920 euro
  7. Shkëmb Manaj 1 mijë e 920 euro
  8. Ilir Ferati 1 mijë e 660 euro
  9. Rasim Selmanaj 1 mijë e 650 euro
  10. Arbër Rexhaj 1 mijë e 560 euro

Related Articles