Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili thotë se ishte dëshmitare sot në mëngjes, kur një tufë qensh sulmuan një person në Prishtinë.
Rasti sipas saj ka ndodhur në mëngjes në një rrugë mes QKUK-së dhe Fakultetit Teknik.
“Dëshmitarë të një sulmi të tmershëm të një tufe prej qenëve (rreth 15 sish) që rrëzuan një djalë të rritur! Ai u përplas në tokë në mes të rrugës dhe po luftonte me ta sipër i rrezikuar në asfalt nga automjetet që lëviznin!”, ka shkruar Ismaili në Facebook.
Ajo i ka bërë thirrje kryetarit të komunës, Përparim Ramës që të veprojë.
“Perparim Rama ? Veç koha në pyetje kur ky terror nga qentë ndaj qytetarëve në kryeqytet të mbaroj me fatalitet!!!”, ka shkruar ajo.