Ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, e ka përgëzuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz për gjuhën e tij të qartë ndaj Beogradit sa i përket njohjes së shtetit të Kosovës nga Serbia.
Ischinger në një postim në Twitter shkruan se do të ishte e dobishme që të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian të njihnin Kosovën dhe se ka shumë punë për të
“Bravo kancelar… gjuhë e qartë për Beogradin për temën e njohjes së Kosovës nga Serbia! Megjithatë, do të ishte e dobishme nëse të gjithë anëtarët e BE-së do ta njihnin Kosovën së pari: ka ende shumë për të bërë.”, shkruan ai.
Ischinger javë më parë po ashtu kishte deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është i vonuar, ndaj thotë se të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian në këtë proces, Miroslav Lajçak, i duhet mbështetje urgjente.
Ish-diplomati gjerman e kishte falënderuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz, për “ringjalljen e përpjekjeve për normalizimin e raporteve Prishtinë-Beograd”.
Bravo @Bundeskanzler: klare Sprache gegenüber # Belgrad zum Thema Anerkennung Kosovo durch Serbien! Allerdings wäre es hilfreich, wenn zunächst mal sämtliche EU Mitglieder Kosovo anerkennen würden: es bleibt noch viel zu tun! @Enver_Hoxhaj @ABaerbock @MichaelBroecker https://t.co/Iwhw02NhQA— Wolfgang Ischinger (@ischinger) June 10, 2022