Ish-diplomati serb, Zoran Millivojeviq, ka folur për njohjen Kosovë-Serbi, duke theksuar se Bashkimi Evropian duhet t’a zhbllokojë dialogun në mënyrën e duhur.
Millivojeviq, tutje ka thënë se BE-ja duhet të bëjë presion mbi Kosovën dhe ta sjellë në tokë, Albin Kurtin, për të krijuar kushte për një dialog të kompromentuar.
Sa i përket vizitës së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ish-diplomati serb tha kjo tregon se BE-ja dëshiron që Ballkani Perendimor të bashkohet me të.
Sipas tij, vizita në Bruksel tregoi se pozicioni i Serbisë është shumë i rëndësishëm për këtë proces.
“Një gjë tjetër që është gjithashtu e rëndësishme është interesi për zhbllokimin e dialogut, duke pasur parasysh që formimi i institucioneve të reja në Prishtinë ka përfunduar. Dhe gjëja e tretë që unë do ta vendosja në radhë të parë është lëvizja e parë në lidhje me hekurudhën dhe Korridorin 10, i cili duhet të jetë plotësisht operacional”, tha Millivojeviq.
/Gazeta Enigma/