Ish e burgosura politike tregon se si iu rrezikua shkollimi vetëm pse e këndoi këngën “Besa Besë”

Ish e burgosura politike tregon se si iu rrezikua shkollimi vetëm pse e këndoi këngën “Besa Besë”

Ish e burgosura politike Fexhrije Shala, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka rrëfyer për dëmet që i kishte pësuar nga shërbimi sekret serb, që nga koha e shkollës fillore.

Shala tha se në klasën e shtatë në moshën 12 vjeçare, e kishte kënduar këngën patriotike “Besa Besë”.

Për këtë arsye, e profesori i klasës e kishte dërguar në drejtori Shalën nën arsyetimin për sjellje të pahijshme.

Shala ka treguar se që nga ajo kohë ajo ishte nën shënjestrën e UDB-së serbe.

“Në atë kohë më kishin lajmëru në UDB, që gjoja se unë si e mitur po bëjë organizime, kisha qenë në përcjellje s’e kam ditë. Më vonë e kam kuptu”, tha ajo.

Presioni ndaj saj vazhdoi edhe në shkollën e mesme ku në shumë raste shkollat përkatëse ia humbën dokumentet.

“Në vitin e parë të shkollës së mesme mi kanë humb dokumentat. Edhe në vitin e tretë për dy muaj ditë u zhdukën dokumentat”, tha ajo.

Pas gjetjes së dokumentave, Shala tregon tregon se si mbeti në provim në lëndën që ishte e shkëlqyeshme. Shala tregoi se profesoresha e lëndës “Korrespodencë”, ishte detyruar nga UDB-ja serbe që t’ia zbriste notën nga pesë në njësh.

Me të hyrë në provim, Shala e sheh profesoreshën e saj me lot në sy, aty e kuptoi që nuk ishte në vullnetin e saj ky veprim.

“Në fund të vitit pasi befason mësimi unë mbes në provim në lëndën Korrespodencë nga 5 në njësh. Shkoj në provim, asaj po i mbushen sytë me lot. Në komision u afrova, profesoreshën ish ardhë UDB me largim nga puna, nëse nuk ma le njësh, e largon nga vendi i punës, për me ma humb afatin e studimeve”, tha ajo në “Debat Plus”.

Sipas Shalës UDB-ja me këto veprime kishte pasur qëllim t’ia humb afatin për t’u regjistruar për Fakultet.

“Ka qenë qëllimi me ma humb afatin për fakultet. Kam hy në provim te Hajnishahi, kam hy në provim të temës së diplomës. Në të njëjtën ditë kam vrapu me një të burgosur politik, Avdullah Rama, që më ka ndihmu shumë me i pregaditë dokumentet me mi dërgu në Fakultet”, u shpreh ajo.

Me shumë mund, Fexhrije Shala kishte arritur të regjistrohej në Fakultetin që dëshironte.

Related Articles