Ish-e dashura e Elon Musk, Claire Boucher, ka ndarë së fundmi në rrjete sociale një mesazh shqetësuese në lidhje me marrëdhënien e saj me Musk, ku ka treguar se miliarderi nuk e lejon të shoh djalin e saj, tre vjeç.
35-vjeçarja, e cila mban emrin e saj artistiks, akuzoi babanë e fëmijëve së saj, se i ka shkatërruar familjen, ndërsa ka shtuar se nëna e fëmijëve të tij, Shivon Zilis, e kishte bllokuar atë në Twitter.
Sipas një postimi që Grimes ka bërë dhe më pas e ka fshirë nga Twitter, ka shkruar: “Thuaji Shivon të më zhbllokojë dhe thuaj Elon të më lërë të shoh djalin tim ose ju lutemi t’i përgjigjeni avokatit tim,” shkruan ajo në Twitter. “Asnjëherë nuk më kanë lejuar të shoh një foto të fëmijës deri në këtë moment”, thotë ajo.
Reagimi i saj erdhi pas publikimit të një foto të publikuar nga Elon Musk me partneren e tij dhe dy binjakët e tyre.
Binjakët, Strider dhe Azure, lindën në nëntor 2021, vetëm disa javë para se Musk dhe Boucher të kishin fëmijën e tyre të dytë nëpërmjet një nëne surrogate.
Elon filloi të takohej me Grimes në prill të 2018-ës dhe çifti pushtoi portalet kur bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në Met Gala.