Fotografi Astrit Ibrahimi ka kujtuar vizitën e tij në Kështjellën e Rambouillet, pikërisht me rastin e dëshmisë së sotme para Speciales të ish-zyrtarit të lartë amerikan James Rubin, i cili vlerësoi rolin vendimtar të Hashim Thaçit për çlirimin e Kosovës.
”Historia dhe liria ka emër: Hashim Thaçi me shokët në Hagë”, shkruan ndër tjera Ibrahimi ndërsa ndan edhe disa imazhe të papublikuara më parë të Thaçit.
Kujtojmë se në Rambuje delegacioni nga Kosova kishte pranuar propozimin e ofruar nga SHBA-ja, ngjarje kjo që ishte pararendëse e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake serbe.
”Sot James Rubin, mik i Kosovës dhe Presidentit Thaçi na rikujtoj vitet e Rambouillet, kur Thaçi punonte ngushtë që të bëhej Kosova shtet. E une e kujtova një vizitë që kam pasur vite më vonë bash në Kështjellën e Rambouillet, kur historia shkruhej. Kaluam pak orë bashkë në atë kështjellë dhe dëgjoja nga ai vetë për dramën politike por edhe personale për të cilën sot dëshmoi Rubini. E historia dhe liria ka emër: Hashim Thaçi me shokët në Hagë.
Photo Astrit Ibrahimi”.